Saturday, October 25, 2014

Drejtoresha e paparë e tatimeve, punëson nga mami e vëllai e deri tek vjehrri i vëllat

“Rilindja” e Edi Ramës si Kryeministër nuk ka patur qëllimin e shëndetësisë falas për shqiptarët, legalizim falas për ndërtimet pa leje, uljen e taksave për të varfërit apo hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Qëllimi i “Rilindjes” së Ramës ka synimin e vetëm mobilizimin e militantëve partiakë në postet kyç të administratës. Pas emërimit në krye të Tatimeve të drejtoreshës 24-vjeçare Briseida Shehaj, Rama është kujdesur që të punësojë edhe familjarët e saj. Pa iu nënshtruar konkursit sipas ligjit, Rama mësohet të ketë punësuar mamin e Briseidës, të cilën e ka emëruar drejtoreshë Personeli në Ministrinë e Energjitikës, vëllai i saj mësohet të jetë emëruar Shef Sektori në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe vjehrrin e këtij të fundit, drejtues Bordesh në Ministrinë e Energjitikës. Drejtoresha e re e Përgjithshme e Tatimeve ishte një tjetër emërim skandaloz i Ramës. Bëhet fjalë për një nga sektorët kyç të funksionimit të shtetit, pasi ka të bëjë me mbledhjen e të ardhurave, që është një nga shtyllat kryesore të financave, aq më tepër në këtë kohë të vështirë, ku Rama gjithnjë dhe më shumë po e çon vendin drejt një krize të rëndë ekonomike. Shehaj është një emër krejtësisht i parëndësishëm dhe nuk ka të bëjë fare me ajkën e specialistëve në fushën e financave në vend. Deri pak ditë më parë, Shehaj ka punuar si arkëtare në një nga bankat në Tiranë. Me ardhjen në pushtet, Kryeministri Rama ka firmosur një sërë emërimesh nepotike, duke filluar nga kushërinjtë e parë deri tek të dashurat e shokëve. Rama shkeli çdo normë, duke emëruar ministra dhe drejtorë në poste kyçe, njerëz falë njohjeve personale dhe lidhjeve fisnore të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Emërimet nepotike
Në listën e gjatë të emërimeve nepotike, përfshihen emërimi në krye të “Albpetrol”-it të Endri Pukës, njeriut të afërt të Koço Kokëdhimës. Ndërkohë që, zëvendësministër i Integrimit Europian është emëruar Majlind Lazimi, i cili është djali i tezes së Monika Kryemadhit, që njihet si dorë e fortë në emërimet qeveritare. Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë është emëruar Dorjan Duçka, i cili është djali i hallës së Ilir Metës, kryetar i LSI dhe Parlamentit. Ndërsa, gruaja e njërit prej titullarëve kryesorë të LSI, Ylli Manjanit është emëruar sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit. Zonja Etleva Çiço është akuzuar publikisht nga një prej punonjësve të Raifaissen Bank, si e përfshirë në një sërë abuzimesh gjatë kohës që punonte në këtë bankë. Djali i humoristit të “Top Channel”, Filip Çakuli, u emërua nga Rama në postin e zëvendësdrejtorit të Lojërave të Fatit. Rama në kabinetin e tij qeveritar ka marrë nga kushërinjtë e deri tek burri i gruas së tij. Bledi Çuçi është një emër thuajse krejtësisht i panjohur për socialistët, por jo për Ramën. Ai është angazhuar në PS gjatë katër viteve të fundit, duke mos pasur aktivitet të mirëfilltë politik. 

Video - Momenti i ekzekutimit te biznesmenit Santo

Facebook Fun Page

Kerko Lajme

Suplement ne EKSPRES.AL

Publikimet e Fundit


Warning: Invalid argument supplied for foreach() in W:\inetpub\vhosts\rilindjademokratike.com\httpdocs\web\modules\mod_latestnews\helper.php on line 105

Me te Lexuarat


Warning: Invalid argument supplied for foreach() in W:\inetpub\vhosts\rilindjademokratike.com\httpdocs\web\modules\mod_mostread\helper.php on line 75

Login Form